Categories Lajme

Ministrja e Maqedonisë së Veriut shkarkohet nga detyra, shkelja që u konstatua

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut, Rashella Mizrahi është shkarkuar ditën e sotme nga posti i saj. Ky vendim erdhi për shkak të shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Kuvendi vendosi mëngjesin e sotëm me 62 vota pro për të miratuar propozimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Mizrhai.

Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Rashella Mizrahi në disa paraqitje para mediave, kishte vendosur pas saj një pano me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”.

Kjo gjë nxiti reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Sipas tij, në lidhje me këtë ka ardhur edhe një notë proteste nga ana e Greqisë, e cila kishte tërhequr vërejtjet për pasoja të mundshme në rast se nuk respektohet Marrëveshja e Prespës.

“Ajo me këto veprime ka rrezikuar të ardhmen euroatlantike të shtetit tonë. Disa herë ia kam tërhequr vërejtjen por ajo nuk e korrigjoi këtë sjellje. Të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin dhe institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë të përsosur”, tha Oliver Spasovski.

Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit është arritur më 17 qershor të vitit 2018. Më këtë marrëveshje, Maqedonia ka ndërruar emrin në Maqedonia e Veriut, ndërsa Greqia ka hequr veton për anëtarësimin e fqinjit të saj verior në institucionet euroatlantike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME