Categories Lajme

Mira Kazhani shkruan 25 rreshta: Nuk vajtova kurrë për Astirin, sepse do të ishte ofendim…

Të shumta kanë qenë reagimet pas aksionit brutal të IKMT-së, për shembjen e banesave në zonën e Astirit. Një reagim ka ardhur edhe nga Mira Kazhani, e cila në portalin e saj “Tirana Post”, ka një rubrikë të quajtur “25 rreshtat e Mirës”. Në këto 25 rreshta, Kazhani shpjegon se kurrë nuk vajtoi për Astirin, pasi banorët kanë zaptuar pronën publike.

” Si gazetare, nuk vajtova kurrë për Astirin, sepse do të ishte ofendim dhe poshtërim për modelin e mi jëra të tjerëve, që nuk qenë kaq ‘të zotë’ dhe ecën sipas rregullave, jo se ka pasur e kemi shumë por aq sa janë, janë meritë e njerëzve të hajrit dhe jo qeverive“, shkruan Kazhani.Më tej, ajo shprehet se protesta e Astirit nuk frymëzoi askënd, ndryshe nga protesta e studentëve.

Por, në shënimin e Mirës, duket se mungon pjesa thelbësore e historisë së Astirit, afera korruptive ku po përvetësoheshin 30 milionë euro nga paratë e taksapaguesve (i gjithë projekti vijon të jetë nën hetim nga prokuroria), një ngjarje kjo që veç interesit të ngushtë të banorëve të Astirit, sigurisht përbën interes për çdo qytetar shqiptar dhe është e mjaftueshme për të frymëzuar çdokënd që refuzon korrupsionin dhe zhvatjen e parave të qytetarëve.

Megjithatë, për të kuptuar më mirë këndvështrimin e gazetares Kazhani, lexoni të plotë 25 rreshtat e saj duke vizituar këtë link: http://www.tiranapost.al/pse-nuk-e-fitoi-simpatine-e-njerezve-astiri-dhe-gruaja-qe-sot-na-e-beri-me-te-lehte-arrogancen-tone/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME