Categories Lajme

Miratohet projektligji, të burgosurit shqiptarë në Angli do transferohen në burgjet shqiptare, ja sa do jetë kostoja

Ditën e sotme në Komisionin i Politikës së Jashtme është miratuar vendimi për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet e Anglisë dhe të Irlandës së Veriut drejt burgjeve shqiptare. Lidhur me këtë çështje foli edhe zëvendës ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni e cila sqaroi se transferimi do të bëhej vetëm me pëlqimin e të burgosurit dhe këtyre të fundit nuk duhet t’u kishte mbetur më pak se 6 muaj burgim për të vuajtur.

Adea Pirdeni: Vuajnë dënimin 1500 shtetas shqiptarë. Transferimi bëhet vetëm me vendim të formës së prerë. Pas vendimit të depërtimit mund të transferohet në Shqipëri, nëse autoritetet shqiptare bien dakord. Transferimi është një proces që kërkon vullnetin e të dy shteteve. Sipas marrëveshjes, shteti palë mund të vendosë të vazhdojë apo jo procesin.

Kapacitet tona në burgje, aktualisht kemi një kapacitet akomodues kemi 385 vende të lira, por rezulton se një pjesë e këtyre posteve janë të reduktuara dhe në vlerësimin e fundit kemi 105 vende të lira në burgje. kjo nuk do të thotë që këto vende janë për personat që po transferohen, por duhen marrë në konsideratë një shumësi faktorësh. Në Shqipëri ka një tren në rritje të personave që vuajnë dënimin. Do të merren parasysh një sërë faktorësh për të vendosur nëse sistemi i burgjeve është gati për të përballuar transferimin. 270 mijë lekë është kostoja e transferimit të personit të dënuar dhe 108 e punonjësit të policisë që do jetë shoqërues.

Sa i përket konvertimit të dënimit të tyre në përputhje me legjislacionin shqiptar, zëvendës ministrja pati një diskutim me kryetaren e Komisionit të Ligjeve Mimi Kodheli.

Diskutimet mes tyre:

Kodheli: Supozojmë që ka legjislacion të ndryshëm në dy vende të ndryshme. PS përdhunimi mund të jetë i dënueshëm me 15 vite në Britani dhe 12 më Shqipëri. Supozojmë se i dënuari ka kryer 12 vite dënim n Britani dhe vjen ën Shqipëri ku ka legjislacion tjetër. Bën dënimin e mbetur sipas legjislacionit të vendit nga vjen, nuk ka rivlerësim (ndërpritet). Rinia ta mbaroj pyetjen? e bën? Dua vetëm përgjigje me po jo, do kryej dënimin apo do rikonsiderohet këtu dhe do e mbylli dënimin?

Zv.ministrja: Përgjigja është e qarët jo, sepse ne kemi maksimumin e dënimit të parashikuar nga legjislacioni shqiptar. Ne kemi parashikuar një tabelë për gjykata si duhet të përshtatet dënimi kur dënimi është më i madh se në Shqipëri

Kodheli: Dmth kjo ripërshtatja do të thotë që konsiderohet i lirë?

Zv.ministrja: Do jetë subjekt rivlerësimi për gjykatat, më pas do bëhet rivlerësimi i dënimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME