Categories Lajme

Mirëmbajtja e rrugëve; Prezantohet aplikacioni on-line për të raportuar problemet

Rruga e Kombit u bë e para rrugë me pagesë në Shqipëri, por shumë shpejt kostot në rritje të mirëmbajtjes mund të çojnë që edhe rrugë të tjera në vend t’i nënshtrohen sistemit të pagesave të kalimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar po përgatitet për të ngritur një njësi shtetërore, e cila do të menaxhojë sistemin e pagesave në rrugë me qellim që mos t’i lihet në dorë vetëm kompanive private.

“Pra jo më thjesht modelin që t’i marrin thjesht privatet, por autoriteti siç e kanë shumë vende të ketë mundësi atje ku ka atje ku rrugë alternative dhe kur është e mundur pagesa për mirëmbajtjen e rrugëve nëpërmjet një projekti me Bankën Botërore po bëjmë një skemë ku të kemi një ndërmarrje shtetërore apo një njësi ekonomike brenda ARRSH për ta mirëmenaxhuar këtë gjë dhe kjo do jetë shumë e ndershme me publikun në fund të fundit”, u shpreh Gjiknuri.

Ministria e Infrastrukturës prezantoi një aplikacion për smartphone ku qytetarët mund të raportojnë në kohë reale, për problemit me mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurinë rrugore. Synimi është që të ndërhyhet sa më shpejt nga kompanitë që kanë marrë kontratat e mirëmbajtjes.

“Nëpërmjet këtij aplikacioni na ndihmoni të kontrollojmë punën tonë më mirë, pra kompanitë që kanë marrë përsipër ta bëjnë dhe njëkohësisht të masim performacën e tyre dhe njëkohësisht të përgjigjemi në kohë, tha ai.

Në katër vitet e fundit në Shqipëri ka shpenzuar rreth 22 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërkohë nga 2017 deri ne 2022 janë parashikuar 200 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rreth 1500 km rrugë./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME