Categories Lajme

Misteri Ervis Martinaj, Çuçi jep detaje: Këto janë pistat ku po heton policia

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur për “misterin” që ka rrethuar një nga personat më të kërkuar në Shqipëri Ervis Martinaj, për të cilin ka disa pista hetimi, por më dy kryesoret janë ajo e eliminimit fizik, ose ajo e inskenimit.

Duke folur në “Top Story”, Çuçi tha se policia ëhstë duke hetuar nëtre pista, të cilat janë ajo e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme dhe pista e tretë, ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit.

Bledi Çuçi: Policia po heton, po heton të gjitha pistat, policia do të flasë kur të ketë prova dhe nuk mund të flasë në bazë të thashethemeve. Ajo që po bën policia është padyshim hetimi në pista të ndryshme. Pistat janë pista e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme dhe pista e tretë, ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit. Konkluzioni do të jetë i bazuar në prova, jo në thashetheme.

Gazetari: Prova kemi që shoqërohej deri në sekondat e fundit nga një efektiv policie

Bledi Çuçi: Policia e zbuloi pra këtë gjë, këto mos bëni sikur ndodhin vetëm në Shqipëri dhe që bota e zhvilluar nuk ka raste të tilla

Gazetari: Ndeshin me frekuencë

Bledi Çuçi: Ku e di ti se me cilën frekuencë ndodhin? Ke studime? Ndodhin edhe më shpesh madje. Unë s’jam i sigurtë as për ty, jam dyshues edhe për ty që mund të jesh një vrasës potencial në momentin që shoh një shenjë. Por kur nuk e shoh një shenjë, nuk jam.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME