Categories Lajme

Misteri i zhdukjes së 19-vjeçares! Momenti i fundit i kapur nga kamerat e sigurisë

Një 19-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej datës 16 tetor në Greqi.Artemis humbi kontaktet ne zonën e Koropit në Athinë, ndërsa familjarët dhe të afërmit e saj bëjnë apel për këdo që ka dijeni për vajzën e tyre për të ndihmuar në gjetjen saj. I ati i vajzës tregon se e bija u largua nga banesa për të dhënë intervistë për punë dhe që prej atij momenti nuk kanë asnjë informacion për 19 vjeçaren. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e një kamere sigurie nga vendiku mendohet se 19-vjeçarja humbi kontaktet.

Ndërkohë, sipas asaj që raportojnë mediat greke, disa miq të vajzës flasin për një ndarje të saj nga i dashuri, i cili është tentuar të kontaktohet nga familjarët por pa sukses. “Vajza jonë të kthehet në shtëpi dhe gjithçka do të jetë si më parë”, është shprehur për mediat lokale babai i 19-vjeçares. Ditën kur u zhduk ajo kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë gri me vija të bardha dhe një çantë shpine të zezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME