Categories Lajme

Mjekët e kuruan duke kërkuar në internet, rasti i 2-vjeçares që vdiq pasi hëngri detergjent që po shokon rrjetet sociale

2-vjeçarja Arietts Grace Barnett po luante me motrën e saj katërvjeçare në shtëpi, kur gëlltiti një produkt pastrimi.Ajo është dërguar në spital më 28 qershor të këtij viti.

Sipas deklaratave, mjekët e diagnostikuan me ‘gastroenterit’- inflamacion stomaku që ndodh në raste infeksionesh – pasi kishin kërkuar në ‘Google’ përbërësit e produktit, në vend që të përdornin një bazë të dhënash. Ata i vendosën diagnozën në datën 2 korrik, por fatkeqësisht ajo humbi jetën 11 ditë më vonë, në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton-it, SHBA.

Në gjykatë, Dr.Nicola Trevelyan, tha se ajo dhe një koleg i saj kishin kërkuar në internet, në vend që të përdornin një bazë të dhënash për helmimet, për të kontrolluar se sa i dëmshëm është produkti. Pediatri konsulent tha gjithashtu se për shkak se një i rritur nuk e kishte parë vogëlushen në momentin që gëlltiti kapsulën ‘Toilet Duck’, iu desh të merrte parasysh mundësi të tjera.

Dëshmitare e ngjarjes ishte vetëm vajza katërvjeçare, që i tha mamasë së saj që e motra kishte gëlltitur një tabletë që përmbante një xhel të trashë.

Kur u pyeten pse nuk u krye një ekzaminim i brendshëm i gastroskopisë, i cili duket poshtë fytit, Dr.Trevelyan tha se ishte e dukshme që “rreziku i tejkalonte përfitimet”. “Nuk ishte një pamje e drejtpërdrejtë. Kishte shenja që nuk përshtateshin me gastroenterit”. Hetimet rreth kësaj ngjarjeje vazhdojnë edhe sot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME