Categories Lajme

Mjeku i njohur: Prishja e teatrit nuk ka lidhje me cënimin e vlerave kulturore

Doktori i njohur neurolog Fatos Jaho deklaron se prishja e teatrit nuk ka asnjë lidhje me cënimin e vlerave kulturore e aq më pak demokracisë, por me ata persona që duan protagonizëm. “Më vjen keq kur shikoj pamjet e prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar, sepse jam rritur dhe me atë copëz Tiranë, madje kur kam qenë fëmijë, kam luajtur dhe unë atje dhe sa e sa herë jam ulur në ato karrige për të parë e shijuar lojën e aktorëve të mrekullueshëm, që dikur i njihja të gjithë.

Por ndërtesa duhej prishur. Këtë e tregon vetë pamja e prishjes, me sa lehtësi ajo ndërtesë ra përdhe. Rënia e saj nuk ka lidhje me cënimin e trashëgimisë kulturore e historike dhe nuk ka fare lidhje me cënimin e demokracisë“, shprehet Jaho. Sipas tij, problem janë një grup njerëzish, pjesa më e madhe e të cilëve, janë persona anonime në vlera, në krizë identiteti dhe profesioni, që ndjejnë nevojën histerike për protagonizëm.

“Një pjesë e vogël nuk arrijnë të ruajnë ekuilibrin e tyre emocional, nostalgjinë e paskan më të fortë se ndjesinë për të ardhmen dhe kjo i bën thjesht antikonformistë për gjithçka. Por ajo që e nxjerr jashtë loje këtë “ lëvizje”, është politika. U turrën të marrin sa më shpejt “situatën “ në kontrollin e tyre, gjetën një “kauzë” që do t’u japë energjinë dhe motivet e munguara. Pra, përpara në luftë për liri, demokraci, kundër krimineleve, kundër diktaturës”, deklaron Jaho. Jaho shprehet se kjo maskaradë e politikës duhet të marrë një përgjigje nga cilido.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME