Categories Lajme

Mjeku mesazh qytetarëve: Ja si t’i rikthehemi normalitetit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh të mjekut reanimator, Krenar Lilaj, i cili bën thirrje për kujdes në mënyrë që epidemia të mos përsëritet. Manastirliu shkruan se Lilaj ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi reanimacoinit në dy spitalet.

“Doktor Krenar Lilaj, në vijën e parë të përballjes, ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi reanimacoinit në dy spitalet. Sot mjeku i njohur ka një mesazh për të gjithë qytetarët: Të tregohemi të kujdesshëm, të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës, sepse vetëm kështu mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë. #KrenarePërMjekët #BASHKË”, shkruan Manastirliu.

Mjeku shprehet se koronavirusi po mundet dhe tashmë po rikthehet gradualisht normaliteti. Megjithatë, ai nënvizon se virusi ende nuk është asgjesur. “Me keqardhje mund të them se pati edhe humbje, por na u desh të luftonim me një sëmundje, që në disa raste ishte mjaft e vështirë për t’u trajtuar.

Megjithatë, falë dhe sakrificës së mjekëve dhe stafeve mjekësore, mbështetjes së qeverisë dhe qytetarisë që treguan të gjithë, duket se e keqja po kalon. Tashmë dalngadalë po i rikthehemi normalitetit. Njerëzit po i kthehen punës për të dhënë gjithë kontributin e tyre shoqëror. Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësitë e kësaj epidemie të mos përsëriten. Ajo po mundet, por ende nuk është asgjësuar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienës.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME