Categories Lajme

Mjekuan Dumanin në shtëpi, Elbasani heq dorë nga hetimi i 3 mjekëve, dosja i kalon prokurorisë së Fierit

Teksa prokuroria e posaçme SPAK, është në fazën përfundimtare të komunikimit të akuzave për 33 personat e arrestuar në atë që quhet dosja “Dumani”, një lëvizje e papritur që ka lidhje me këtë çështje, ka ndodhur në Elbasan.

Prokuroria e këtij qyteti, pak ditë më parë ka marrë vendimin për shpalljen e moskompetencën juridike për tre mjekët e arrestuar pas vizitës mjekësore që i bënë Nuredin Dumanit në ambientet e shtëpisë ku strehohej në Fier.

“Ora News” mëson se dosja kundër Julian Malaj me profesion mjek, Bledi Bërdalli me profesion mjek dhe Ermal Gjecin me profesion infermier pranë spitalit Rajonal Fier, tashmë është regjistruar në prokurorinë e Fierit.

Ndërkohë fillimisht arrestimi i tre mjekëve është kryer me urdhër të prokurorisë së Elbasanit. Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Fierit, ti komunikojë akuzën tre mjekëve për “Moskallëzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjatë fazës hetimore, tre mjekët kanë mohuar akuzat duke treguar se ata kishin shkuar vetëm një herë të vetme në ambientet e shtëpisë, duke mos pasur asnjë informacion mbi identitetin e personit që do mjekonin.

Njëri prej tyre, Bledi Bërdalli, ka treguar se është kontaktuar nga Henrik Hoxhaj me të cilin ka njohje të mëparshme, i cili i ka paraqitur situatën e një personi të dëmtuar dhe që ndodhej në shtëpi.

Bërdalli, ka kontaktuar një infermier dhe një kirurg për të parë plagën dhe vizitonin shokun e Henrik Hoxhaj.

Vizita është bërë në ambientet e një apartamenti në katin e 4 të një pallati në Fier, ku pas mjekimit mjekët nuk i kanë dhënë shpresë Nuredin Dumanit për tu përmirësuar nëse nuk trajtohej në një klinikë mjekësore.

Po në mbrëmjen e asaj dite, kur mjekët vizituan Dumanin, në 29 Mars 2022, policia ka rrethuar zonën duke arrestuar Nuredin Dumanin e plagosur, që prezantohej si shtetas kosovar me emrin Arvit Spahiu.

Mes personave të arrestuar ishte dhe e dashura e tij, Mirjetë Hajdini, dhe shoku i ngushtë Henrik Hoxhaj.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj që tashmë konsiderohet si bashkëpunëtor i prokurorisë SPAK, ka rëfyer se:

”…kur e futa në shtëpi e kam zhveshur Nuredinin dhe pasi u zhvesh ai filloi të villte. Menjëherë duke parë gjendjen e Nuredinit kam dalë dhe kam kërkuar për ndihmë mjekësore ku kam gjetur mjekun Bledi Bërdalli dhe dy tjerët nuk i njoh me emër, të cilët i kam të njohur në qytet dhe janë me profesion mjek e infermier. Të tre ata kanë ardhur tek shtëpia dhe i kanë dhënë ndihmën mjekësore Nuredinit për sa kishin mundësi dhe më pas janë larguar. Rreth orëve të mbrëmjes orën e saktë nuk e di, mua më ka kapur policia në trotuarin para pallatit, ku ishte Nuredini dhe në brez më ka gjetur armën “TT” që kisha marrë nga makina e Nuredinit. Më pas kam parë që policia u fut edhe te hyrja e pallatit ku ishte Nuredini. Unë jam shoqëruar në polici dhe nuk fiksova gjë tjetër se çfarë ndodhi aty brenda…”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME