Categories Lajme

U instalua në një gotë kafeje, zbulohet pajisja 400 $ që regjistroi videon që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Safet Gjici

Pajisja që shihni në foto mendohet se ka kryer regjistrimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit, teksa kryente marrëdhënie seksuale me një grua.

Sipas prokurorisë, për filmimin e paligjshëm akuzohet Alma K., e cila përmes një pajisje, që i ngjan një gote kafeje ka arritur që të bëjë filmimin që fundosi Gjicin në karrierën e tij politike, duke përfunduar kështu në burg.  Po të bësh kërkime në internet, kjo kamer e fshehtë mund të blihet për vetëm 400 dollarë.

Siç shihet edhe në fotot, kamera e fshehtë është në brendësi të kapakut të gotës plastike, në të cilën zakonisht shërbehen pijet e nxehta ose të ftohta. Duke qene se Safet Gjici ishte shumë i kujdesshëm dhe se nuk lejonte njeri në zyrë me çanta apo me celularë, pajisja e filmimit ishte vendosur në gotën plastike.

Nga filmimet e para duket se kamera ishte pozicionuar fillimisht në tavolinën e mbledhjeve të Safet Gjicit. Me pas aktit seksual, ne media doli dhe një fragment i dyte ku 40-vjeçarja duket që e mban në dorë kamerën teksa flet me Safet Gjicin për projektin e qenve. Pamjet e siguruara nga pajisja 400 dollarëshe i kushtoi Safet Gjicit karrierën dhe qelinë e burgut. Gjatë seancës së sotme të GJKKO, Safet Gjici u la sërish në ‘arrest me burg’ ndërsa gruaja në ‘arrest shtëpie.

U instalua në një gotë kafeje, zbulohet pajisja 400 $ që

U instalua në një gotë kafeje, zbulohet pajisja 400 $ që

U instalua në një gotë kafeje, zbulohet pajisja 400 $ që

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME