Padyshim qe mjeket bejne nje pune mbi te gjitha humane dhe heroike. Historia e ketij kirurgu nga Kina sjell shprese. Dai Yu bëri plot shtatë operacione pa asnjë minutë pushim. Por pas ketij gjesti fantastik, ate e zuri gjumi në korridorin e spitalit. Ai filloi punën në 8 të mëngjesit dhe e përfundoi në 5 të pasdites.
Ishte aq i lodhur, sa u ul në dysheme të flinte për 10 minuta sa kolegët të përgatisnin sallën për operacionin tjetër. Kolegët i bënë fotografinë, e cila është bërë virale dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e quajnë “hero”. Pasi u zgjua, ai nuk u largua nga spitali deri në orën 9 të darkës kur përfundoi të gjitha ndërhyrjet.
Pasi u kontaktua nga mediat, kirurgu tha se është detyra e tij që të kujdeset për pacientët. Ai është zëvendës drejtor në Departamentin Ortopedik të Spitalit Qendror Longgang në Shenzhen të Kinës jugore. Kirurgu shtoi se ai dhe kolegët e tij duhet të bënin 10 ndërhyrje kirurgjikale atë ditë (26 gusht 2019).
