Moderatorja Kiara Tito ka vendosur të hapë një kanal në You Tube ku të diskutojë me ndjekësit e saj tema të ndryshme. Moderatorja ka folur edhe për puthjen e parë, që me sa duket ka qenë zhgënjyese.
“Kur kam qenë 13 vjeç e kam dhënë puthjen e parë dhe ishte shumë e shpifur. Mendova se do ishte si në filma, por ishte krejt e kundërta”- ka rrëfyer Kiara Tito në videon e saj në Youtube.
Ndërkohë Tito është përfolur për njëlidhje dashurie me këngëtarin Butrint Imeri, por deri më tani ata nuke kanë pranuar publikisht.