Categories Sport

Modriç një rast unik për ‘Topin e Artë’, asnjëherë më parë fituesi jashtë listës me 30 kandidatë

Luka Modriç është fituesi në fuqi i Topit të Artë teksa arriti në vitin e kaluar të mposhte dhe t’i jepte fund hegjemonisë 10-vjeçare të Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Kroati u vlerësua për atë çka bëri me Kombëtaren në Botëror, duke e udhëhequr deri në finale, por edhe për Champions-in e fituar me Realin. Megjithatë, sezoni pasues nuk do të ishte nga më të mirët për Modriç.Rendimenti i 34-vjeçarit ka rënë ndjeshëm, ndërsa me madrilenët nuk triumfoi në asnjë kompeticioni. Kështu, në listën e 30 kandidatëve të këtij viti për Topin e Artë, mungonte emri i Luka Modriç. Një rast unikal pasi asnjëherë më parë në historinë e këtij çmimi, fituesi nuk mbetej jashtë listës me 30 kandidatë.Megjithatë, gjithmonë ka një herë të parë, dhe tashmë mbetet për t’u parë se kush do të pasojë Modriç në këtë çmim, teksa pretendentët kryesorë janë Van Dajk, Ronaldo dhe Mesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME