Categories Politike

Mogherini: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e rëndësishme edhe për BE-në

Përfaqësuesja e lartë për politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, priti të dielën në mbrëmjes drejtuesit e Ballkanit Perëndimor në një darkë tradicionale pune, pak para nisjes së asamblesë së 74-të të përgjithshme të Këshillit të Bashkuar në Nju Jork.

Në këtë takim, Mogherini dhe përfaqësuesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, diskutuan mbi përparimet thelbësore të arritur deri tani, si dhe për detyrat për të ardhmen.

Gjatë takimit, u shpreh mbështetja për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se ky vendim është thelbësor jo vetëm për të dy vendet në fjalë, por për të gjithë rajonin dhe për Bashkimin Europian.

Një çështje tjetër që është diskutuar në këtë darkë pune ka qenë edhe raporti Serbi-Kosovë, ku është nënvizuar nevoja e vazhdimit të dialogut mes dy vendeve si dhe për një marrëveshje juridikisht detyrues për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat në faqen zyrtare të BE-së, thuhet se të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për perspektivën e BE-së.

Ata kanë theksuar se puna për reformat vazhdon, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Nuk ka munguar edhe solidariteti i Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe drejtuesve të Ballkanit Perëndimor për situatën e krijuar nga një seri tërmetesh ditët e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME