Categories Showbiz

Momente frike për Anna Oxa-n në Romë: Ndiqet deri në hotel

Minuta frike për Anna Oxa-n, pas koncertit të saj të fundit në Romë.

Këngëtarja italo-shqiptare sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, u ndoq nga fansat në qendër të kryeqytetit.

Një grup fansash ishte i vendosur për të bërë një foto me të dhe nuk patën mëshirë duke vrapuar nga pas artistes, e cila pas spektaklit ishte nisur për të ngrënë darkë në një restorant.

Episodi u denoncua nga një prej anëtareve të stafit të Oxa-s, në një postim në Instagram.“Ndjekje deri brenda në restorant, në një vend ku kemi shkuar shpesh në Romë. Një grup djemsh u larguan nga pronarja e restorantit, në mënyrë që klientët të darkonin të qetë. Të pakënaqur, pritën që të dilnim nga restoranti dhe vijuan të na ndiqnin deri në hotel. Oxa u la poshtë hotelit nga shoferi.

Më pas një tip mu afrua dhe më kërkoi që të vinte edhe në mëngjes sepse kishte paguar biletën për të parë koncertin. Sipas tij, artistja duhet të ishte në dispozicion të tij për të bërë foto. Arrita ta largoj, por nuk do ta besoni. Mëngjesin e sotëm kur dola nga hoteli për të bërë gati automjetin, jashtë ishte ende ky grupi që thonin se ishin fansa”, rrëfeu bashkëpunëtorja e Oxa-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME