Categories Lajme

Inskenoi vdekjen/ Gjykata e Perugias shtyn vendimin për ekstradimin në Shqipëri të Davide Pecorelli

Vendimi për ekstradimin e Davide Pecorelli, sipërmarrësit nga San Giustino, ish-arbitri i seksionit të Arezzo-s dhe pronar biznesit, i cili inskenoi vdekjen në Pukë, është shtyrë. Gjykata e Apelit të Perugias pranoi kërkesën e mbrojtësve të tij, avokatëve Massimo Brazzi dhe Andrea Castori, të cilët kërkuan shtyrjen e vendimit deri në përcaktimin e mundshëm të procesit ku ai akuzohet në Shqipëri.

Seanca është caktuar për në 12 qershor dhe ka të bëjë me inskenimin e dyshuar të vdekjes së tij: zjarrin në makinën me qira, zbulimin e eshtrave brenda makinës dhe kalimin e kufijve të ndryshëm transnacionalë pa iu nënshtruar kontrolleve.

Taktika që mbrojtja e Pecorellit zgjodhi për të ndaluar për momentin ekstradimin ishte me arsyetimin se pas nisjes së gjyqit të tij në Shqipëri, gjykata mund të hiqte dorë nga ekstradimi dhe për rrjedhojë, vendimi para Gjykatës së Apelit të Perugias do të shfuqizohej. Përndryshe, pozicioni do të diskutohet më 14 nëntor 2023. Nisur nga fakti se, sipas mbrojtjes, makina e djegur është kompensuar dhe se marrja me qira e saj ka ndodhur rregullisht dhe si rrjedhojë nuk mund të përbëjë mashtrim.

Prokuroria e Pukës mbylli hetimet në tetor të vitit të kaluar dhe e akuzon italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën penale të “Dhunimi i varreve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal, për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën panele të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, neni 297 të Kodit Penal.

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore.

E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.

“Po kërkoja një thesar” tha ai, deklaratë që habiti jo pak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME