Categories Lajme

Momentet që të thyejnë zemrën/ Rexhina kërkoi foshnjën, fjalët e fundit që i tha bashkëshortit: Më filmo, po më merret fryma!

Një nga familjarët e Rexhina Debrovës përshkruan sekondat e fundit të vajzës që humbi jetën në maternitetin e Elbasanit një orë pas lindjes.

I afërmi i Rexhinës tregon se gjithçka deri në momentin e lindjes shkoi normalisht. Madje edhe ora pas lindjes kaloi më së miri.

25-vjeçarja komunikoi me bashkëshortin në momentin që u ndje keq. Këtu sikundër thotë edhe i afërmi është neglizhuar.

Ndër të tjera tha:

“Shtatzënia e saj ka qenë e mbarë. Ajo dhe bashkëshorti janë kujdesur shumë gjatë barrës. Kanë kryer të gjitha analizat dhe vizitat dhe askush nuk i tha që të ketë probleme. Çifti mezi po priste të vinte në jetë vajza të cilën e kishin pagëzuar me emrin Alea. Ditën e lindjes i thanë që duhej bërë operim se ashtu ishte më mirë për atë dhe jetën e bebes. Gjithçka ka shkuar normalisht gjatë operacionit. Pas operimit ka qenë e vetëdijshme dhe ka komunikuar edhe me bashkëshortin dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. I ka kërkuar njërës prej infermiereve që ta filmojë që ta kishte si kujtim momentin e lindjes. I kanë dërguar edhe foshnjën që ta vendosë në gji. Por pas operimit gjendja është përkeqësuar. Dimë që i ka thënë bashkëshortit që nuk ndjehem mirë, më merret fryma. Këto janë edhe çastet dramatike kur ajo po luftonte me jetën dhe kishte nevojë për ndihmë. Mendoj se këtu është neglizhuar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME