Categories Lajme

Momenti i arratisjes së dy shqiptarëve nën hundën e gardianëve grekë

Nëntë minuta u janë dashur dy shqiptarëve për t’u arratisur nga burgu i Koridhalos në Greqi. Ndërsa autoritetet e burgut kuptuan pas 10 orësh mungesën e tyre. Elvis dhe Leonardo Pepa u larguan nga qelia e tyre mbrëmjen e 1 Janarit 2019. Në orën 20:30 ata kishin sharruar hekurat e dritares së qelisë së tyre dhe kishin shmangur gardianët. Më pas kishin kaluar në atë që quhet “zona e vdekur” e oborrit të burgut, ku mbikëqyrja nga kamerat dhe rojet e sigurisë nuk është e plotë. Me një litar të improvizuar ata kapërcyen murin rrethues të burgut të Koridhalos, që është 2-3 metra i lartë, dhe u gjendën në anën tjetër të rrugës. Më pas u arratisën në drejtim të paditur.

Arratisja nga burgu e Elvis dhe Leonardo Pepës u konstatua mëngjesin e 2 Janarit. Në orën 07:00 të mëngjesit, gardianët vunë re mungesën e tyre në qeli dhe dhanë alarmin për thyerje të sigurisë. Autoritetet e burgut të Koridhalos panë kamerat e sigurisë dhe zbuluan se si kishin kaluar në zona të caktuara të këtij institucioni. Roja që ndodhej në dhomën e kontrollit të kamerave nuk kishte parë në monitor lëvizjet e Elvis dhe Leonardo Pepës në oborrin e burgut.

Kur ata mbërritën në “zonën e vdekur”, që është midis reparteve 4 dhe 1, një gardian ndodhej 25 metra larg tyre, por nuk i vuri re. Kurse në vendin ku ata shkuan për të kapërcyer murin rrethues, 2 metra më larg ndodhej një vendroje, por aty nuk kishte asnjë njeri. Kur ora shënoi 20:39, Elvisi dhe Leonardi gjendeshin në rrugën përballë burgut Koridhalos dhe ishin të lirë. Dy shqiptarët janë ende në kërkim, ndërsa autoritetet greke kanë nisur edhe hetim të brendshëm për shkelje të rregullores nga ana e gardianëve. Elvis dhe Leonardo Pepa kanë qenë të dënuar për vjedhje dhe grabitje me dhunë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME