Categories Kulture

Mona Lisa, piktura që fitoi famën vetëm pas këtij momenti

Përse Mona Lisa konsiderohet piktura më e famshme në botë? Për shkak të buzëqeshjes së saj enigmatike? Për misterin që e rrethon? Ngaqë kishte për autor Leonardo Da Vinçin? Përgjigja është Jo.

Sigurisht, ajo është një kryevepër. Por në fillim të viteve 1900 ajo nuk ishte e famshme. U bë e tillë falë një hajduti që e vodhi atë në 21 Gusht të vitit 1911. Vincenzo Peruggia ishte një emigrant Italian që punonte në Muzeun e Luvrit në Francë.Një ditë e ngarkuan të bënte një kornizë qelqi për pikturën. Atë pasdite pasi e mbaroi kornizën, ai nuk u largua nga galeria. E kaloi natën i fshehur diku brenda saj. Të nesërmen në mëngjes kur u hap galeria Peruggia ishte larguar me pikturën e Mona Lisës të mbështjellë si tub dhe të fshehur nën xhaketë.

Ditën e parë askush nuk e vuri re mungesën e pikturës. Punonjësit e Galerisë kishin menduar se Mona Lisa ishte në proçes riparimi në laboratorin e Muzeut. Mona Lisa nuk ishte e njohur në atë kohë e prandaj nuk i kushtohej ndonje mbrojtje dhe vëmendje e madhe nga rojet e galerisë.
Aq e parëndësishme ishte si pikturë, saqë nuk e kishin varur as në mur, por e ekspozonin të mbështetur pas murit mbi dy kolltuqe të vegjël. Por dy ditë më vonë në Galeri u shfaq një vizitor i cili kishte ardhur për të riprodhuar me laps portretin e Mona Lisës nga origjinali, një proçedurë rutinë e lejuar e asaj kohe dhe ky ishte momenti kur u kuptua që piktura ishte vjedhur. Lajmi u shkruajt edhe në gazetat e mëdha të botës me imazhin e pikturës në faqen e parë.

Luvri u bë edhe më i famshëm. Njerëzit tashmë shkonin në Luvër për të vizituar vendin bosh të pikturës së vjedhur. Policia ishte e paaftë të gjentë ndonjë gjurmë të saj. Mes të dyshuarve për këtë vjedhje ishte edhe Pablo Pikaso.Hajduti Peruggia ishte zhdukur pa nam e nishan e kështu, në dy vitet në vazhdim kjo histori u harrua. Në vitin 1913 Alfredo Geri, një sekser veprash arti, mori një letër të çuditshme.Autori i letrës pretendonte se kishte vjedhur dhe kishte në zotërim MonaLisan origjinale dhe ia ofronte për shitje. U takuan të dy në Firence. Geri u bind menjëherë që ajo Mona Lisa e njeriut të panjohur ishte vërtet origjinali i vjedhur dy vjet më parë, të cilin Peruggia e kishte mbajtur të fshehur në bodrumin e vet gjatë gjithë asaj kohe.

Peruggia u arrestua menjëherë nga policia. Kur e pyetën në gjyq se pse e kishte kryer atë akt, ai tha që kishtë rënë në dashuri me Mona Lisën. Gjithashtu Peruggia nënvizoi faktin që piktura i përkiste Italisë përderisa autori i saj Leonardo ishte italian, e prandaj ai kishte dashur ta rikthente pikturën në atdheun e vet. Por Peruggia gabohej. Leonardo I kaloi vitet e fundit të jetës së tij në Francëdhe ia pati shitur Mona Lisën mbretit të Francës, Fransua I. Kështu, falë avokatit të vet që e paraqiti vjedhjen si xhest patriotik Peruggia u dënua veç me një vit burg, ndërsa Mona Lisa u rikthye në Luvër, këtë herë e famshme, më e famshme se çdo pikturë tjetër e botës.

Në vitin 1947 një person emrin Vincenzo Peruggia vdiq në Haute-Savoie. Gazetarët kujtuan se bëhej fjalë për hajdutin e famshëm te Mona Lises dhe nxituan të mbushnin faqet e gazetave dhe minutazhet e radiove me lajmin e vdekjes së tij. Por të nesërmen u mesua që Peruggia i vërtetë kishte vdekur në harresë të plotë 22 vjet me pare, në vitin 1925, në moshën 44 vjeçare ne qytetin francez Saint-Maur-des-Fossés ku kishte punuar si mirëmbajtës veprash arti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME