Categories Lajme

Monedha evropiane ra me 15% në 2 vjet, BSH bleu 257.9 mln Euro për 9 muaj

Banka e Shqipërisë ka blerë 257.95 milionë Euro në tregun e brendshëm për 9 muajt e parë të vitit, ku më shumë se gjysma e tyre kanë qënë ndërhyrje për të rregulluar kursin e këmbimit valutor. Në raportin e publikuar nga Banka Qendrore për ndërhyrjet në tregun e parasë, rezulton se 221.25 milionë Euro kanë shkuar për të ndalur rënien e monedhës europiane për muajt Qershor, Korrik dhe Gusht, dhe pjesa tjetër 36.7 milionë kanë qënë blerje për të rritur rezervën valutore.

Në këtë periudhë, vlera në treg e Euros varioi nga 124 në 126 Lekë, por pavarësisht këtyre operacioneve të bankës qëndrore, mbiçmimi në treg i Lekut nuk është ndalur. Aktualisht 1 Euro këmbëhet me 123.4 Lekë, por më herët gjatë javës rënia e saj u thellua në 122.5, duke arritur dhe rekordet më të ulta të shënuara në 10 vitet e fundit.

Banka e Shqipërisë nuk ka marrë ende një vendim për të ndërprerë programin e saj të ndërhyrjeve në kursin e këmbimit, por veprimet e saj do të orientohen nëse dobësimi i monedhës europiane do të ndikojë në nivelin e inflacionit. Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se programi i blerjes së Euros do të jetë sërish aktiv nëse vlera e saj shkon nën 120 Lekë.Vetëm gjatë dy viteve të fundit, monedha europiane është dobësuar me 15%, duke prekur sektorin e prodhuesve dhe eksportuesve në vend./Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME