Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleona Qereti është e ftuara speciale e puntatës së djeshme në “Klanifornia” dhe para nisjes së spektaklit, Marina publikoi një video me momentet më pikante. Video nis me pyetjen e Marinës e cila i thotë Bleonës: “Cili i famshëm të ka ngacmuar në Instagram?” dhe më pas vazhdon me Bleonën e cila shpërthen duke thënë: “More plehrë”.

Mbetet për t’u mësuar në vazhdim se çfarë ka ndodhur gjatë spektaklit që e ka nxehur Bleonën.

