Categories Lajme

Morën peng 34-vjeçarin, lihen në qeli tre tëndaluarit , mes tyre dhe një grua

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pengmarrësit e 34-vjeçarit Julian Gjonçaj, ndërkohë që ka lënë të lirë me arrest shtëpie një 14-vjeçar që rezulton të jetë djali i Denisa Karagjozit e arrestuar dy ditë me parë si bashkëpunëtore në pengmarrje.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjykatësja Blerta Çibuku me prokuror Julijan Çafka. Në fillim ky i fundit ka paraqitur provat për të tre të akuzuarit si pengmarrës Myrteza Domi, Denisa Karagjozi dhe Enea Taho të cilët ishin denoncuar nga 34-vjeçari në polici.

Pas 40 minutash paraqitje të argumenteve nga ana e prokurorit, avokatët e të tre të pandehurve, kërkuan masë të lehtë për të tre klientët e tyre e sidomos për Denisa Karagjozin e cila është nënë. Mirëpo veprimet e kryera nga të tre të p andehurit, kanë qenë të faktuara dhe me prova të pakundërshtueshme çka detyroi gjykatësen Çibuku të japë vendimin “Arrest në b urg” pa afat.

Myrteza Domi, Denisa Karagjozi dhe Enea Taho u arrestuan tre dite me parë gjatë operacionit “Kalaja” pasi morën peng për disa orë dhe e mbajtën nën kërcënimin e armës 34-vjeçarin Gjonçaj në shtëpinë e 35-vjeçares së ar restuar.

Gjonçaj, njihej si përdorues dhe shpërndarës d roge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME