Categories Lajme

Morën peng të riun në Greqi dhe i kërkuan 10 mijë euro, lihet në burg bashkëpunëtori i arrestuar në Shqipëri

Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Leandro Pana, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Korinthos”. Prokuroria pretendon se Leandro Pana ka qenë bashkëpunëtor me 4 shqiptarët e tjerë të arrestuar në Greqi.

Nga ana tjetër gazetari i Report Tv, Arsen Rusta njofton se avokati i Leandro Pana, pretendon se klienti i tij nuk ka patur aspak dijeni për grabitjen që është bërë në Greqi. Në operacionin ‘Korinthos’ u vunë në pranga 4 persona në Greqi si dhe Leandro Pana në vendin tonë për shkak se akuzohen se kanë marrë peng pas një konflikti banal Jetmir Terrollari dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

Këta persona akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME