Categories Bota, Lajme

Mori motrën dhe doli nga dritarja, heroi 5-vjeçar që shpëtoi familjen nga zjarri

Një 5-vjeçar nga Xhorxhia është emëruar “Zjarrfikës nderi”, pasi shpëtoi gjithë familjen e tij nga zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre.

Noah Woods u zgjua për shkak të tymit dhe flakëve që kishin rënë në dhomën e gjumit, që ai ndante me motrën e tij 2-vjeçare. Ai mori motrën e tij të vogël dhe doli nga shtëpia përmes dritares. Por ai nuk u ndal këtu, pasi u kthye sërish për të shpëtuar qenin e familjes. Më pas ai ka vrapuar deri te shtëpia e xhaxhait të tij për të thirrur ndihmë.

Kështu ata lajmëruan edhe 8 anëtarët e tjerë të familjes përpara se të ishte shumë vonë. 5-vjeçari mori çmimin e shpëtimtarëve për heroizmat e tij, çmim ky i rezervuar zakonisht për shpëtimtarët profesionistë.

“Ne kemi parë që fëmijët të paralajmërojnë familjet e tyre edhe më parë. Por që një 5-vjeçar të jetë vigjilent sa duhet për ta bërë këtë … është shumë e jashtëzakonshme”, ka thënë për mediat Shefi i Departamentit të Zjarrit në Bartow County Dwayne Jamison.

Ai deklaroi se zjarri kishte ardhur nga një prizë elektrike e mbingarkuar në dhomën e gjumit të Noah. Kur zjarrfikësit arritën, ata u dhanë ndihmën mjekësore Nohas dhe anëtarëve të tjerë të familjes për djegie të vogla dhe asfiksim.

“Fal Zotit nëntë të dashurit tanë ishin në gjendje të dilnin nga shtëpia. Nëse nuk do të ishte për Noah, ne mund të mos jemi këtu sot”, tha gjyshi i Noah, David Woods, në një postim të GoFundMe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME