Categories Lajme

Mori para duke mashtruar, Gjykata e Durrësi vendos gjykim të shkurtuar për Olesia Dukën

Gjykata e Durrësit ka vendosur që të procedojë Olesia Dukën me gjykim të shkurtuar , pas kërkesës së bërë nga vetë e pandehura.

Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, përfaqesuar nga Madrid Kullolli, shumat marramëndëse të marra nëpërmjet mashtrimit, nga Olesia Duka, janë zhdukur në mënyrë mistërioze, pa lënë asnjë gjurmë.

Në seancën e ditës së sotme, zhvilluara në Gjykatën e Durrësit, pa praninë e të pandehurës, viktimat e mashtrimit në aktivitetin 3 vjecar të saj, kanë shpërthyer në lotë, akuza dhe thirrje për organet ligjore që të zbardhin ku ndodhen lekët qe Duka ka përfituar nga mashtrimi i saj.

Dëmi i shakaktuar ndaj 14 viktimave, përvec monetar, po u kushton edhe në prishje të familjes, pasi konflikti i lindur nga ky mashtrim, u ka prishur edhe martësën, duke u shkurorëzuar.

Sipas Prokurorit, Madrid Kullolli, Olesia Duka i ka pranuar akuzat e ngritura, por jo shumat që pretendojnë palët, ndërsa ka këkruar gjykim të shkurtura ndaj saj.

Viktimat janë shprehur në salllën e gjyqit se Duka ka bashkëpunëtorë në aktivitetin e saj kriminal dhe të zbulohen ata:” ku i ka cuar gjithë keto leke, gjithë këtë sasi monetare. Nuk e ka konsumuar për vete, me dikë ka bashkëpunuar, nuk ëehtë vetëm ajo gjithë kjo piramidë krimi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME