Categories Politike

“Mos bëj si i forti i lagjes”, Ruçi kapet me deputetin e PD-së: Shih kush flet…

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta, mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Gjatë replikave mes tyre deputetëve kreu i kuvendit Gramoz Ruçi është kapur me deputetin e PD-së Endri Hasa të cilit i tha se mos bëj si i forti i lagjes.

Ndërkohë që ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se na bën moral 5 mln euroshi i doganës që nuk i vidhte me lezet, por pa lezet.

Debati në Parlament:

Spiropali: Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën qesharake, vulgare e banale, nuk do e thurnim kaq perfekt, shembulli më vulg i të bërit politikë sapo e dëgjuam, në seancën e parë u ngrit kryetari i opozitës, i quajti kukulla se janë gra, e një kupac i vënë në atë pozicion nga ky njeri që flet këtu me gjuhën e shthurur, një pupas pa asnjë meritë, kontribut, që po merr më qafë opozitën shqiptarëve, përdor gjuhë seksiste dhe ofenduese ndaj grave ministre që kanë më shumë dinjitet dhe punë se ata që ai ka futur në partinë e vet, që anëtar të Kryesisë e bëri atë kokëvezën që goditi me vezë.

Ministri i Brendshëm me shumë fisnikëri sqaroi situatën, jo se ka përgjegjësi, se për këtë flasin letrat. Por të përdorni një vajzë të mitur si mjete politike për të goditur kundërshtarin, unë fola me familjarët dhe ishin gati të dilnin publikisht nëse nuk do kishin atë hall që u ka rënë.

Zonja kryemadhi në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe zonja Malaj që ka qenë nëndrejtoresha e “Qemal Stafës” mund tua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në vend, që fito bursë në kolegjet e SHBA. Në atë kohë ju ishit duke vjedhur votat e FRESSH dhe duke u marrë me Shqipërinë dakord moj zonjë, ju shkatërruat sistemit edhe brenda PS edhe si funksiononte administrata dhe këtë e dëshmojnë edhe kolegët. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne.

Gramoz Ruçi: Mos bëj si i forti i lagjes ti… Për çfarë e do fjalën…

Endri Hasa: Kush flet, na bën moral 5 mln euroshi i doganës që nuk i vidhte me lezet, por pa lezet, po kjo është e drejtë për të bërë filma se si nafijet i thurnin lavde Skënderbeut duke e krahasuar shefin me Skënderbeun, këto janë Nafijet e Ramës.

Kryemadhi: Andronikës që ka qejf të rri me Skënderbeun mos e përmend Ps se nuk e njeh fare, por ngaqë ska më socialist të del ty, kur kam qenë unë në PS ka qenë komplet tjerë, pavarësisht se ku jemi sot unë, Ruci, Musa Ulqini apo edhe Brace, ka qenë tjetër kohë, e ardhmja bëhet duke kuptuar gabimet e së kaluarës, nëse ju nuk kuptoni kurrë nuk duhet të jeni aty ku duhet të shkoni. E nise si revolucionare politikën por do të hiqesh si borgjeze, por borgjeze nuk të bëjnë paratë, por shpirti, mendja dhe dija.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME