Categories Lajme

Vrau gruan e tentoi te vriste vehten, vajza shkoi për ti pajtuar por gjeti prindërit….

Teodor Lera një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij Eva Lera në qytetin e Vlorës. Çifti prej disa ditësh kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe për ti pajtuar vajza që jetonte në Tiranë shkoi në Vlorë, por I gjeti prindërit të mbuluar nga gjaku.

Teodor Lera, pas një konflikti verbal me 45-vjeçaren, ka marrë një thikë nga kuzhina duke e qëlluar vetëm një herë. Më pas nga të bërtitura dhe tentativa e Eva Lerës për t’u larguar, e ka kapur atë për fyti duke e mbytur. Në kushtet e një tronditjeje të thellë psikologjike, 57- vjeçari me thikën ka tentuar të vrasë veten, duke prerë damarët e gjymtyrëve.

Ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia, e cila ndodhet vetëm 50 metra larg banesës, është njoftuar nga vajza e vogël e çiftit, e cila në ato momente sapo ishte kthyer nga Tirana, ku studion. Veç saj, çifti Lera ka dhe dy fëmijë të tjerë, të cilët jetojnë jashtë vendit, vajza e madhe në SHBA dhe djali në Angli.

Mësohet se vajza e vogël ka përjetuar tronditje të thellë, pasi ka përjetuar nga afër konfliktin e prindërve që përfundoi me vrasjen e nënës së saj. E vënë në dijeni për acarimin e marrëdhënies së tyre, ajo kishte vendosur që të udhëtonte nga Tirana për në qytetin bregdetar për të qetësuar gjakrat mes tyre.

Por, pa mbërritur ende në banesë, ajo ka parë skenën tek pallati, nëna e saj ishte e shtrirë pa jetë, ndërsa babai ishte i mbuluar në gjak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME