Categories Lajme

U afruan dhe filluan të flisnin në Instagram, djali i kërkoi 13-vjeçares të bënin seks për ditëlindje

Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 adoleshentët që u shoqëruan në lidhje me akuzën e kryerjes së “marrëdhënieve seksuale më të mitur”. Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar.

Disa detaje të reja janë mësuar. Rrethanat e ngjarjes së abuzimit seksual në Kavajë, që tronditi opinionin publik pak ditë më parë janë bërë publike.

Në shtator 13-vjeçarja u afrua u afrua me një shok klase dhe fillimisht flisnin në Instagram. Ditën e ditëlindjes ai i kërkoi vajzës të kryenin marrëdhënie, por në fund të tetorit ajo pranoi.

Gjatë momenteve intime, shoku i djalit i kishte filmuar dhe dy ditë më pas ia kishte thënë dhe vajza mësoi se djemtë do e shfrytëzonin dhe pranoi nga frika e presionit.

Me videon që posedonin ata i bënin presion të kryente marrëdhënie me kushërinjtë e tyre.

Djemtë kishin plan që ajo të shfrytëzohej nga të tjerë me para. Me lekët që do fitonte vajza, shoku i saj do blinte lojëra interneti.

Djali ia kishte pohuar vajzës: Sa të blej lojërat do e mbyllim këtë muhabet.

Vajza foli më pas me mësuesen kujdestare dhe kjo e fundit i tregoi nënës të së miturës.

Shoku i bankës i tha djalit të njoftonte nënën ose mësuesen. Shoku i bankës ishte djali i sanitares së shkollës

Sanitarja gjeti një sms në telefonin e djalit nga grupi i djemve.

E mitura ka thënë se për shkak të ngjarjes tenetoi në vetëvritej.

13-vjeçarja dhe djali ishin nxënës në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë.

Referuar dëshmive të dhëna nga adoleshentët, mësohet se 7 adoleshentët kanë pranuar se kanë përfituar nga 13-vjeçarja për rreth 2 muaj.

Ata kanë deklaruar se e merrnin në shtëpi dhe kjo gjë kishte ndodhur disa herë.

INICIALET E ADOLESHENTËVE QË KANË KRYER VEPRËN PENALE

  1. E.A
  2. E.M
  3. K.M
  4. F.M
  5. L.L
  6. K.K
  7. L.M

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME