Categories Lajme

U zhduk me një grua misterioze, gjendet 13-vjeçarja shqiptare në Angli

13-vjecarja shqiptare, e cila u raportua e humbur që prej datës 1 shkurt, është gjendur në Hertfordshire, Angli. Megi Bukaci, 13 vjeç, u raportua e humbur në St. Albans, Herst. Policia ka njoftuar e ajo kontaktoi autoritetet britanike pasditen e 4 Shkurtit dhe tani ndodhet e sigurt në Hertfordshire. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditur shkaqet pse u zhduk vajza e re shqiptare. Ata i kërkuan ndihmë publikut që të ndihmonin të gjenin një grua misterioze, e cila ndihmoi nënën e 13-vjeçares disa momente përpara se adoleshentja të zhdukej.

Sipas policisë, nëna shqiptare ishte me dy fëmijët, djalin dhe vajzën, kur i kërkoi gruas misterioze se si t’i drejtohej stacionit më të afërt policor. Kjo e fundit i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans.

Kur nëna dha alarmin se vajza ishte zhdukur, gruaja ishte larguar kështu që oficerët nuk mundën ta merrnin në pyetje. Mirëpo pas hetimeve për ngjarjen janë vënë në pranga pesë persona, katër burra dhe një grua. Ata mbahen në ambientet e paraburgimit në Hertfordshire.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME