Categories Lajme

Mos u lani në pishina

Duke qenë se jemi në verë, prandaj edhe pishnat janë shumë të kërkuara, mirëpo duhet pasur kujdes sepse dihet që pishinat në Kosovës përdorin klorin si dezinfektues, i cili fatkeqësisht ka shumë efekte anësore. Prezenca e ujit me klor mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, djegie, kruarje sysh dhe lëkure, si dhe infeksione veshi. Klori përdoret për shkak të tre efekteve kryesore që ai ka, në mbajtjen e pishinës së pastër. Ai vret bakteret dhe mikrobet dhe oksidon ujin nga vajrat apo kremrat e trupit.

Ky dezinfektant, shkatërron amoniakun që ndodhet në ujin e pishinave, duke formuar disa produkte kimike që quhen kloramina. Efektet kimike të tyre nuk janë të vogla. Për shkak të aromës së fortë kloramina ndikon në skuqjen dhe kruarjen e syve. Klori  shkakton alergji të ndryshme si dhe është i lidhur me disa sëmundje të lëkurës. Sa më shumë të qëndrohet në pishinë aq më shumë klorina futet në lëkurë duke sjellë çrregullime të ndryshme.

Mund të shkaktojë tharje të flokëve dhe lëkurës dhe cilësohet gjithashtu edhe si shkaktar i shtimit të rrudhave në fytyrë. Prandaj, bërja e një dushi me ujë të pastër para se të futesh në pishinë ndihmon në largimin e djersës, e cila ka një veti problematike në ndërverpimin me klorinën, duke mundësuar futjen e saj në lëkurë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME