Categories Lifestyle

Mosha e nënës shtatzënë ndikon në inteligjencën e fëmijës

Shumë studime dhe artikuj thonë se mosha më e mirë për të lindur fëmijë është në të 20’tat. Kjo për arsye se gjërat mund të komplikohen nëse bëheni nënë më vonë.

Por, për ata njerëz që dëshirojnë që të bëhen prindër më vonë, ja një lajm i mirë. Një studim thotë se nëse keni fëmijë në të 30-tat, besohet se do të keni fëmijë më të mençur. Shumica e studimeve shqyrtojnë rreziqet që transmetohen te nënat, por jo edhe përfitimet që kanë fëmijët nëse nënat janë më të moshuara. Por një studim në Britani të Madhe, ku morën pjesë rreth 18 mijë fëmijë, hetoi lidhjen mes moshës kur lindin nënat dhe zhvillimit të fëmijëve. Ky studim zbuloi se nënat që lindin fëmijë në moshën 30-39 vjeçare kanë më shumë shanse të lindin fëmijë më të mençur, sesa nënat e moshës 20-29 vjeçare, transmeton rtv21.tv

Këta fëmijë po ashtu arrijnë më shumë pikë në testet kognitive në moshën 5-vjeçare, krahasuar me fëmijët e kësaj moshe, por që u lindën nga nënat e reja. Kjo është në një linjë me të gjeturat e një studimi të realizuar në Suedi, që njofton se nota mesatare që tregon se sa arrijnë njerëzit në përgjithësi në shkollë, studiohet te mosha 16-vjeçare. Del se nota mesatare është më e lartë për fëmijët që u lindën nga nënat e moshës 35-39 vjet dhe në vendin e dytë qëndrojnë fëmijët që u lindën nga nënat e moshës 30-34-vjeçe.

Dhe pyetja është pse ndikon kjo në inteligjencën e fëmijëve? Sipas shkollës ekonomike të Londrës, një nga studiueset, Alice Goisis, tha se nënat (në të 30-tat) që lindin për herë të parë, janë më të edukuara, kanë më shumë të ardhura dhe kanë lidhje stabile, kanë stil jetese më të shëndetshme dhe planifikojnë shtatzënitë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME