Categories Lajme

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Sipas MeteoAlb kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas-hershme do të dominojnë në vendin tonë gjatë paradites.

Por mesdita dhe pasditja sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore duke luhatur temperaturat në territor nga 8°C vlera më e ulët e mëngjesit deri 25°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 45-50 km/h dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova Dita nis me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, por pas mesditës vranësirat shtohen vranësirat në vend duke gjeneruar shira të pakët dhe të izoluar, situatë e cila vijon edhe pasdite.

Maqedonia e Veriut Moti në territorin e MV mbetet deri në mesditë me kthjellime. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta, të cilat mbeten edhe gjatë mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa Vranësira të dendura, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dominojnë Europën Lindore, veriore dhe atë qendrore. Ndërsa Europa Perëndimore dhe Jugore do të paraqiten kryesisht me kthjellime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME