Categories Lajme

Moti i keq/ Koka: Trashësia e borës 40-135 cm, reagim i shpejtë në pastrimin e rrugëve

Reshje bore kanë përfshirë vendin prej më shumë se 24 orësh çka ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Zëvendësdrejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erion Koka deklaroi sot se trashësia e dëborës në disa akse shkon nga 40 cm deri në 135 cm ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes.

“Në verilindje dhe në zonën e Korçës kemi pasur reshje intensive. Ka akse ku trashësia e borës shkon nga 40 deri në 135 cm dhe qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Në zonën e Peshkopisë trashësia e borës arrin 35cm.

Në aksin Mjedë-Pukë-Fushë Arrës trashësia e borës shkon deri në 70 cm. Fushë Arrës-Qafë Mali-Kukës trashësia është 1 metër, ndërsa në aksin Qafë Mali-Fierzë trashësia arrin 1.35 m”, tha Koka.

Ai bëri të ditur se është punuar nga kontraktorët për të pastruar akset rrugore.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë me vete gomat dimërore dhe zinxhirët pasi shpesh herë rrugët bllokohen prej tyre dhe jo sepse mungojnë mjetet tona aty. Borëpastruesja nuk mund të kalojë nëse janë këto makina në rrugë”, tha ai.

Zv.drejtori i ARRSH-së, tha se institucionet dhe kontraktorët janë në krye të detyrës.

“Mirëmbajtja rrugore është një proces që po kryhet në mënyrë efikase prej vitesh. Bllokime mund të ketë të vogla, por prej vitesh reagimi është shumë i shpejtë. Kemi një shtab emergjencash që monitoron në çdo moment këtë situatë dhe ne kemi njoftuar të gjithë strukturat për të qenë në gatishmëri me të gjithë mjetet e mundshme për përballimin e situatës. Ka shumë mjete në dispozicion. Institucionet dhe kontraktorët janë në krye të detyrës”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME