Categories Lajme

Moti i keq lë pa energji dhjetëra fshatra në Elbasan, trashësia e dëborës arrin mbi 40 cm

Moti i keq që ka mbizotëruar edhe në 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit ka krijuar probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike në shumicën e fshatrave malorë të bashkive Elbasan, Prrenjas,Gramsh e Librazhd ku era e fortë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë dëmtuar pjesë të konsiderueshme të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike si edhe mjaft shtylla të tensionit të mesëm.

Trashësia e dëborës mbrëmjen e kësaj të shtune në disa fshatra malorë të këtij qarku ka arritur të paktën 40 cm. Në bashkinë e Librazhdit për shkak të trashësisë së madhe të dëborës janë bllokuar rrugët në fshatin Kostenjë në Njësinë Administrative Lunik, në Qafë Dardhë në Njësinë Adminitrative Polis në ,Qarrishtë në Njësinë Administrative Qender, në Lagjen Mali i Xhyrës të Njësisë Administrative Hotolisht.

Në bashkinë e Librazhdit segmenti i rrugës Lunik-Steblevë aktualisht i kalueshëm vetëm me zinxhirë.Ndërkohë ka mungesë të energjisë elektrike në disa nga fshatrat e Njësisë Administrative Hotoloshisht dhe në fshatrat Gurshpatë e Vilan në Njësinë Administrative Polis .

Qyteti i Prrenjasit dhe fshatrat e kësaj bashkie janë mbuluar të gjithë nga dëbora, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm duke e bërë mjaft të vështirë lëvizjen jo vetëm të automjeteve, por edhe të këmbësorëve.

Edhe qarkullimi në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd -Prrenjas -Qafë Thanë për shkak të motit të keq dhe me reshje vazhdon të mbetet i rrezikshëm pasi në mjaft segmente ka rënie të vazhdueshme të dherave e gurëve .Për përballimin e kétyre problematikeve janë në terren shërbime të përforcuara të policisë rrugore,emergjencat civile të cilat monitorojnë situatën dhe ndërhyrje në kohë kudo ka nevojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME