Categories Bota

Moti i keq në Itali: Kërkohet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Moti i keq në Itali ka shkaktuar dy viktimat e para në Alessandria, rajoni i Piemontes. Dëme të konsiderueshme janë konstatuar në Piemonte, Liguria dhe Lombardi, ku janë regjistruar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Rrugët dhe shkollat janë mbyllur në shumë zona. Niveli i lumit Po është rritur 3 metra e gjysmë brenda 24 orëve, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti i rajonit të Piemontes, Cirio kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. “Sistemi ka reaguar më së miri, por pa një ndryshim në legjislacionin për mjedisin, që lejon mirëmbajtje të vazhdueshme dhe parandaluese, Italia do të vazhdojë të numërojë të vdekur e dëme në çdo fatkeqësi natyrore”, tha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Presidenti i Këshillit, Giuseppe Conte do të jetë sonte në prefekturën e Aleksandrisë, për të bërë një bilanc mbi dëmet e shkaktuara nga moti i keq. Ai do të shoqërohet nga presidenti i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME