Categories Lajme

Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Vendi ynë është përfshirë prej ditës së djeshme nga reshjet e shiut, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, përveç shiut, në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore. 

IGJEO paralajmëron gjithashtu për përmbytje në qarqet e Vlorës dhe Kukësit. 

Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet 

Sot pasdite (e premte, 02 janar) dhe nesër (e shtunë, 03 janar) priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës, gjatë ditës së nesërme mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. 

“Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.”, thuhet në njoftimin e IGJEO-s. 

Nesër (e shtunë, 03 janar) priten temperaturat minimale dhe maksimale: 

Bregdet: 10 / 16 °C 

Vendet e ulëta: 7 / 15 °C 

Vendet malore: 3 / 11 °C 

Dëborë në Malet e Vlorës 

Në veçanti, në zonat malore të qarkut të Vlorës, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, priten reshje dëbore gjatë periudhës 2 – 5 janar 2026, me intensitet më të lartë më datë 5 janar. 

“Sipas parashikimit 5-ditor të motit të ardhur nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në periudhën 2 – 5 Janar 2026 parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ndërsa më datë 05 Janar 2026 reshje të dendura pritet të përfshijnë edhe Qarkun e Vlorës. 

Në zonat malore të qarkut, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje dëbore.”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Kështu, IGJEO paralajmëron se si pasojë e reshjeve të dendura dhe rritjes së prurjeve në lumenj ekziston rreziku për: vërshime uji në zona urbane dhe rurale, probleme në sistemet e kanalizimeve, si dhe përmbytje të përkohshme në zona me risk. 

Strukturat e mbrojtjes civile në Qarkun Vlorë kanë nisur marrjen e masave paraprake për të parandaluar dhe minimizuar pasojat e motit të keq. 

Masat përfshijnë: 

-Njoftimin e bizneseve që ndodhen në zona me risk për përmbytje; 

-Njoftimin e blegtorëve pranë lumenjve dhe zonave të ulëta për zhvendosjen e bagëtive në zona të sigurta; 

-Informimin përmes mediave lokale për të shmangur qëndrimin në zona të rrezikuara dhe për të siguruar ushqimet dhe bagëtitë në lartësi të sigurta; 

-Kontrollin dhe zhbllokimin e kanaleve kulluese, pusetave dhe nënkalimeve në zonat urbane; 

-Mbajtjen në gatishmëri të hidrovorëve dhe funksionimin e pandërprerë të sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve; 

-Sigurimin e furnizimit me energji elektrike në zonat me risk. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME