Categories Lajme

Moti i keq, probleme në Gjirokastër e Vlorë/ Bashkitë apel qytetarëve (Foto)

Moti i keq dhe reshjet e shumta kanë shkaktuar probleme në qarkun e Gjirokastrës, por edhe të Vlorës. Si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar pisha, duke bllokuar kështu rrugën automobilistike Këlcyrë-Tepelenë. Për këtë situatë kanë reaguar edhe autoritetet vendase, të cilat kanë bërë me dije se kanë ndërhyrë Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Këlcyrës për të larguar nga rruga pemët e rëna.

Gjithashtu bëhet me dije se prurjet e lumit Vjosa kanë arritur deri në 2.1 metra. Ndërsa nga ana tjetër, rruga në fshatin Lazarat që u bllokua pak minuta më parë për shkak të daljes së përroit nga shtrati është zhbllokuar. Sakaq, moti i keq ka “pushtuar” edhe Vlorën. Bashkia e Vlorës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë sa më larg akseve problematike sepse ka erëra shumë të forta.

“Të dashur qytetarë! Duke i’u referuar kushteve meteorologjike do ju luteshim të mbani sa më larg automjetet nga zonat që shfaqin akoma problematik nga shirat e rrëmbyeshme që priten në vazhdim dhe të mënjanoni sa më shumë lëvizjet për shkak të erës së fortë”, ka shkruar Bashkia e Vlorës në “Facebook”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME