Categories Lajme

Moti i keq zbraz plazhet

I nxehti afrikan i ka lënë vendin stuhive. Reshjet e shiut dhe era e fortë përfshinë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Moti i keq shkaktoi jo pak probleme sidomos në zonat bregdetare duke u prishur plazhin pushuesve të këtij fillim gushti. Çadra të kthyera përmbys, shezlonge të shkatërruara e çdo gjë rrëmujë kjo ishte panorama që la pas stuhia mëngjesin e sotëm në Jalë e përgjatë rivierës.Bizneset e ndërtuara më struktura të lehta si baret verore buzë detit kanë pësuar dëme të vogla, por po punohet për të kthyer normalitetin.

Sinoptikania e meteoalb Adiola Bani tha për “ News 24” se është një situatë e përkohshme pasi shirat do të largohen gradualisht nga bregdeti madje duke filluar nga sot. Të enjten temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 37 gradë. Sipas saj, pas një situate të përkohshme për 2 ose 3 orë pritet përmirësim i motit në zonat bregdetare. “Mbrëmja do sjellë përmirësim të motit në mbarë vendin. Edhe nesër moti do jetë i vranët me reshje të pakta. Të premten reshje do të ketë vetëm në zonat malore. Nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi temperatura deri në 37 gradë”, tha Bani.

Askush nuk duhet te shqetësohet për pushimet e rezervuara në gusht, pasi situata do të ndryshojë në favor të pushuesve duke filluar nga nesër. “Pushuesit nuk duhet të shqetësohen zgjat 2 ose 3 ditë. Do jetë një gusht i favorshëm për pushuesit dhe për ata që kanë rezervuar në pjesën tjetër të muajit gusht”, tha sinoptikania. Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji, si dhe çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmin) të mos dalin në det derisa moti të përmirësohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME