Categories Lajme

Organizoi dasmë, e pëson pronari i restorantit në Boboshticë, 100.000 lekë gjobë

Policia e Korçës ka gjobitur pronarin e një restoranti në rrugën nacionale Boboshticë-Dardhë, i cili kishte organizuar një ceremoni martesore. Mësohet se ndaj 54-vjeçarit është vendosur masa administrative 100.000 lekë. Ndërkohë, blutë apelojnë për zbatim të aktit normativ duke respektuar kufizimet e vendosura nga pandemia.

Njoftimi i policisë:

Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant në rrugën nacionale Boboshticë-Dardhë, i cili kishte organizuar një ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin A. T., 54 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, Korçë shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 100.000 lekë. Policia e Korçës apelon për të gjithë pronarët/ administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME