Categories Lajme

Mrekullia në Turqi/ Më shumë se 100 orë nën rrënojat e tërmetit, mjeku i ekipit shqiptar shpëton të riun e bllokuar

Tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, i ka marrë deri tani jetën më shumë se 23 mijë personave.

Megjithatë nuk kanë qenë të pakta edhe mrekullitë, ku pas shumë ore nën rrënoja dhe pavarësisht temperaturave nën zero, ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë të mbijetuarit e asaj tragjedie.

Një rast i tillë është edhe ai i mjekut turk Taner Akdamar, i cili punon në Shqipëri dhe ishte pjesë e ekipit të dërguar nga vendi ynë në ndihmë të shtetit turk. Siç shihet edhe në video, mjeku ka shpëtuar një të ri në qytetin e Malatyas, pas 100 orësh që qëndronte nën rrënoja.

Kujtojmë se para nisjes së tij në operacionin e shpëtimit në Turqi, mjeku patolog Taner Akdamar ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, ku rrëfeu se familjarët e tij jetojnë në një nga zonat e prekura nga tërmeti. Ai tha se tani familja e tij e ngushtë është mirë, ndërsa vëllai dhe familja e tij janë nxjerrë nga rrënojat pas katër orësh. Ndërkohë tha se mbi 60 familjarë të tjerë të tij janë të zhdukur dhe po kërkohet nën rrënoja për t’i gjetur.

“Zona ime është ajo ku ka rënë tërmeti, dhe prindërit e mi, vëllezërit, të gjithë aty jetojnë. Pas 5 orësh kam marrë informacione. Një vëlla i imi me gjithë familjen kanë qenë nën rrënoja dhe janë nxjerrë pas katër orësh. Tani janë mirë të gjithë, por ka ende të afërm që nuk kemi asnjë kontakt me ta. Në këto momente nuk kemi akoma informacione të sakta, por deri tani afërsisht mbi 60 të afërm nuk kemi informacion”, u shpreh mjeku turk./ BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME