Categories Lajme

MSH: Një person asimptomatik e përhap virusin 48 orë para shfaqjes së simptomave! Si ndikon maska

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel qytetarëve për respektimin e masave që parandalojnë përhapjen e koronavirusit. Me anë të një video informuese ajo kategorizon të dhënat e sakta dhe ato që përhapin panik të rremë në komunitet. MSH citon CDC, sipas të cilës një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave, ndërsa shton se mbajtja e maskës nuk mjafton për të parandaluar përphapjen e virusit nëse nuk ruajmë higjienën dhe distancimin social.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë

Fake- Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë

Fakt– Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave

Fake-Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua

Fakt-Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët

Fake- Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen

Fakt- Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk kan pasur pasoja mbi shëndetin

Fake- Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social

Fakt- Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME