Categories Lajme

“Mu dogjën edhe paratë që kisha ruajtur për varrimin”: E moshuara kërkon strehim

Kanë kaluar 10 ditë nga djegia e 12 apartamenteve në Pogradec, dhe autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për banorët që kanë mbetur rrugëve.Madje as mbetjet që la zjarri nuk janë pastruar. Gazetarja Ledjona Xheladinaj bisedoi me një çift të moshuarish, të cilët bëjnë apel për ndihmë, pasi ata nuk kanë më as strehë e as para që të paguajnë qiranë.

Si këta të moshuar që prej 28 dhjetorit të vitit të shkuar pa shtëpi kanë mbetur dhe 5 familje. Ndërsa janë shkrumbuar dhe 6 apartamente të tjera që ishin dhënë me qira. Po ndryshe nga të tjerët, Lena dhe Leferi jetoni vetëm dhe në moshë të thyer po përballen me vështirësi të shumta. Qiranë e banesës ku po jetojnë tani me kushte aspak të favorshme, nuk kanë mundësi ta paguajnë dhe për shumë kohë.“Jemi pa zjarr, nuk kemi ngrohje”, thotë familja.Ndërsa Lefteri thotë se qiraja është e papërballueshme.

Është e trishtë të shohësh këta dy të moshuar, vijnë çdo ditë dhe kalojnë kohën në këtë pallat ku s’ka mbetur më asgjë. E nuk kanë faj që lotojnë, se nuk ndahen dot lehtë më të kaluarën dhe shpresojnë se dikush do vijë të sistemojë pallatin e tyre.

“Vijmë çdo ditë këtu, shohim se mos vjen ndonjë punëtor dhe e pastron”, thotë 57-vjeçari.

Kemi jetuar 57 vjeç, kemi ndërtuar çdo gjë me sakrifica shprehen ata.

Mes lotësh ata rrefejnë se nuk iu ka mbetur asnjë kujtim.

Mbi gjithçka 77 vjeçarja është shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe pas një beteje me tumorin dhe disa sëmundje. Djegia e banesës për të ishte e tepërt.

“E kam humbur, edhe kur takoj njerëzit dua të qaj, jam e sëmurë”, thotë ajo.

Është rrëngjethëse kur mëson se 85 vjeçari kishte mbledhur para për varrimin që mos rëndonte familjarët, por dhe ato u dogjën.

“Edhe paratë që kishim ruajtur për varrimin u dogjën”, thotë 85-vjeçari.

I vetmi apel që ata bëjnë është të ndërtohet banesa e tyre, se nuk kanë ku shkojnë. Eshtë e pamundur ta ndërtojnë me të ardhurat e tyre, sepse edhe ato që kishin mundur ti siguronin janë shkrumbuar nga flakët.

“Jemi në qiell të hapur, shteti të na ndihmojë sa më parë. Na u dogjën, as çantën me lekë se mora dot, e rrobat si mora dot mi dha bota, shteti të verë dorën në zemër”, thotë ai. /abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME