Categories Lajme

Mund të jetë gati në shtator, të dhëna pozitive nga testet e vaksinës në SHBA

Kompania e bioteknologjisë amerikane ‘Moderna’ ka njoftuar se rezultatet e para të testimit të saj për vaksinën e mundshme për koronavirusin kanë qenë “pozitive”. ‘Faza 1’ e provave klinike – thonë ata – tregoi se personat që iu nënshtruan testit zhvilluan antitrupa në një mënyrë të ngjashme me pacientët e shëruar.

Nivelet e antitrupave të zbuluar në tetë personat e parë që iu nënshtruan provave klinike me mRNA-1273, – shpjegon shoqëria ‘Moderna’ që e ka selinë e saj në Massachusetts, janë të barabarta me ose më të larta se ato që gjenden te pacientët e kuruar. Për më tepër, vaksina e mundshme deri më tani ka treguar se është “e sigurt dhe tolerante e mirë”, pa paraqitur efekte anësore serioze.

Fazat e ardhshme të eksperimentimit ‘Moderna’, e cila punon me Institutin Kombëtar të Alergjisë së Sëmundjeve Infektive të udhëhequr nga virologu Anthony Fauci, tani do të fillojë fazën 2 të testimit dhe shpreson të fillojë me fazën 3’ në muajin korrik. Vaksina eksperimentale ka për qëllim të krijojë një mekanizëm mbrojtës për trupin e njëriut. Por do të duhet akoma kohë për të verifikuar këto rezultate të cilat tani për tani janë vetëm në një kampion të vogël njerëzish.

Në punë për vaksinën Ndërkohë, dhjetëra qendra kërkimore në të gjithë botën po punojnë për të gjetur një mburojë kundër koronavirusit. Sipas revistës ‘Nature’, ka të paktën 70 grupe pune. Së paku pesë prej tyre janë nga më të rëndësishmit. Këto përfshijnë studimin e Universitetit të Oksfordit dhe Imperial College London në bashkëpunim me kompaninë Pomezia Advent-Irbm në Romë. Ekipi i studiuesve synon të jetë në gjendje të përdorë vaksinën menjëherë pas verës dhe nuk përjashtohet mundësia që vaksina të jetë gati në shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME