Categories Lajme

Shoqërohet nga blutë dhe merret në pyetje aktori i njohur

Shoqërohet nga policia dhe më pas lirohet aktori i njohur Ervin Bejleri. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Bejleri është ndaluar në përfundim të protestëssë sotme pasi akuzohet se në protestën e djeshme ka sharë dhe ofenduar policët.

Pasi i është marrë deklarata në polici, aktori Bejleri është lënë i lirë. Më herët Aleanca për mbrojtjen e Teatrit kërkoi lirimin e tij. “Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri.

Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri. Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg!”, shkruante Aleanca.

Aleanca

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME