Categories Bota, Lajme

Mund të mos gjendet kurrë”, dalin pamjet kur aktorja Naya Rivera u pa për herë të fundit para se të hipte në varkë

Autoritetet janë ende në kërkim të trupit të aktores Glee Naya Rivera, e cila humbi gjurmët të mërkurën, pasi vendosi të bënte një xhiro me varkë me të birin 4-vjeçar. Ata kanë publikuar pamjet e nënës dhe djalit të saj Josey, teksa mbërrijnë në Liqenin Piru dhe hipin në varkën e tyre të vogël, e cila u gjend vetëm me djalin në bord duke fjetur. Departamenti i Sherifit të Ventura-s publikoi pamjet të enjten, që tregonin momentin e mbërritjes së 33-vjeçares dhe djalit të saj 4-vjeçar në liqen të mërkurën. Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen. Rivera dyshohet se ka vdekur pasi mendohet se ka hyrë në liqen për të bërë not.

Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur, ndërsa atë të nënës së tij ende në bord. Tashmë shpresat për të kanë humbur dhe operacioni nuk quhet më një operacion kërkim-shpëtimi, por vetëm për gjetjen e trupit.

Zhytësit thonë se ujërat janë të errët dhe plot bimë, duke kufizuar shikueshmërinë e tyre dhe autoritetet paralajmërojnë se trupi i Rivera-s mund të mos gjendet nëse është ‘i ngatërruar në diçka nën ujë’. Josey ndërkohë është kthyer në familjen e tij dhe është fotografuar dje në krahët e babait të tij, ish-burrit të Rivera-s, Ryan Dorsey, i cili dukej shumë i trishtuar për humbjen e madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME