Categories Sport

Muriqi nuk mban sekrete, “i shkel” syrin gjigantit të Premier League

Vedat Muriqi është padyshim shqiptari më i kërkuar në merkaton e futbollistëve. Lojtari i Fenerbahce po tregon një formë fantastike në fushën e blertë, çka ka tërhequr edhe vëmendjen e një prej skuadrave më të rëndësishme në planet, Tottenham Hotspur. Nënkampionët e Europës po vuajnë shumë në repartin ofensiv dhe Muriqi shihet si alternativa më e mirë për ta zgjidhur këtë ngërç. Por, përveçse forcës dhe prestigjit, Tottenham duket se ka edhe armën më të mirë për të arritur te Muriqi. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka shprehur simpatinë për trajnerin, Jose Mourinho. “Special One” njihet për temperamentin e tij, si dhe sukses që ka arritur në drejtim. E sipas asaj që raporton gazeta turke “Aksam”, Muriqi ia ka shprehur agjentit të tij dëshirën për të punuar me portugezin. “Këto oferta më bëjnë të lumtur. Sidomos Tottenham. Do të më pëlqente të punoja me Mourinho, por së pari ëndërroj të bëhem kampion me Fenerbahce. Lë në pritje çdo ofertë deri në fund të sezonit,” mësohet t’i ketë thënë Muriqi agjentit të tij. Golat dhe paraqitjet fenomenale të Muriqit e kanë shndërruar Fenerbahce në një prej skuadrave më të kuotuar për të arritur te titulli kampion. Ish sulmuesi i Teutës në Superligën shqiptare u transferua në Stamboll vetëm në verën e vitit të shkuar. Fenerbahce e vlerëson Muriqin me 25 milionë euro dhe klubi turk mund të ishte i lumtur ta shiste atë për atë çmim, veçanërisht duke marrë parasysh që ata paguan 3.5 milionë euro te Rizespor verën e kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME