Categories Lajme

Murrizi del kundër Hajdarit dhe ‘Zgjedhores’: Ku do i gjejë mazhoranca 84 votat në Parlament?

Mbrëmjen e djeshme u arrit përfundimisht edhe konsensusi për Reformën Zgjedhore, me palët që nënshkruan edhe marrëveshjen në prani të ambasadores Yuri Kim. Por jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga kjo marrëveshje, pasi ata që kanë shprehur shqetësimin janë deputetët e opozitës parlamentare.

Në tryezën për Reformën Zgjedhore ata ishin të përfaqësuar nga Rudina Hajdari, por kreu i Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi, i ka dalë kundër përfaqësueses së tij. Pak javë pasi i mori vendin në krye të grupit parlamentar, Murrizi e bën Hajdarin pjesë të pazarit të pistë që u bë në kurriz të shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Ai shprehet se deputetët e opozitës në parlament nuk do ta votojnë këtë Reformë Zgjedhore, duke ngritur pyetjen se si mazhoranca do t’i gjejë 84 vota, pa të cilat kjo Reformë nuk mund të miratohet. Kërkesat e Murrizit janë 3, duke filluar nga listat e hapura, komisionerët jo politikë dhe vota e emigrantëve. Asnjë nga këto çështje nuk u diskutua në tryezën për Reformën Zgjedhore, ndaj edhe kjo ka sjellë reagimin e deputetit Murrizi.

Statusi i plotë: PAZARI I PISTE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE SOT QELBI SHQIPERINE Kjo qe kerkohet tu shitet Shqiptareve si konsensus eshte legjitimim i vjedhjeve te votes nga 3 palaço politik prej 24 vitesh nga viti 1996, 1997,2001,2005,2009,2013,2017 A mund te dime se çfar u mor parasysh nga rekomandimet e OSBE ODIHR??????

Po nga kushtet e Bundestagut??? Po kushtet e BE????       Per kete marreveshje nuk ka patur nevonje te harxhohej as kohe e as leter as nderkombetare e as ustallare,sepse ky PAZAR eshte sanksionuar ne Kushtetute me date 21 prill 2008 Kjo leter bakalli e 4 enukeve qe nuk i voton as familja e tyre eshte nje shkrepse per te ndezur zjarrin e rrevoltes se Shqiptareve Nje grusht plehrash dhe 4 enuke te peshtire nuk mund te mbajne peng 5 milion SHQIPTARE Une dhe te gjithe DEPUTETET e opozites ne Parlament qe nuk kemi asnje ngarkese ne kurriz nga maskaralleqet e ketyre palaçove, NUK DO TE VOTOJME KETE PAZAR TE NDYRE Mazhoranca “ super” gjigande tu tregoj Shqiptareve se ku do ti gjej 84 vota ne Parlament??????? E nese kerkohet te legjitimojne trafikimin e votave ne Parlament, si mund te besojne Shqiptaret se kjo paçavure “ marreveshje” do te ndaloj shit-blerjen e VOTAVE TE QYTETAREVE

ÇFAR FITOI OPOZITA NGA KY PAZAR???????? NUK VOTOJME KOD ZGJEDHOR PA LISTA TE HAPURA NUK VOTOJME KOD ZGJEDHOR PA KOMISIONERE JO POLITIK DHE DUAM QE EMIGRANTET TE VOTOJNE PATJETER

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME