Categories Lajme

Naftëtarët e Ballshit pranojnë ofertën e qeverisë/ Rama: Brenda 48 orësh do takohem përsëri për të kaluar në veprim

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i kënaqur që naftëtarët e Ballshit e pranuan propozimin e qeverisë. Në një reagim, pas pranimit të propozimit të naftëtarëve, Kryeministri Rama tha se tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Rama bëri të ditur se brenda 48 orësh do të takohet përsëri me përfaqësinë e naftëtarëve për të kaluar në veprim.

“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim”, – theksoi Rama. Më herët kryetari i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, tha se “sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë, duke parë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen kanë pranuar që të rikthehet një përgjigje pozitive për pagën. Për problemet tona për pagat e prapambetura, do të vazhdojë rruga gjyqësore”.

“Duke mos arritur një zgjidhje dje me qeverinë e cila ia delegoi këto paga kompanisë private ne do ta vazhdojmë betejën gjyqësore deri në Strasburg”, – tha Dautaj. Dautaj tha se “kryeministri Rama premtoi për një pagë ndërmjetëse midis pagës minimale dhe asaj që marrim në rafineri. Nga punëtorët u gjykua e arsyeshme duke parë anën e dobët ekonomike, pasi prej 11 muajsh  ne nuk marrim  asnjë ndihmë financiare asnjë llloj page. Punëtorët të detyruar nga kushtet ekonomike e pranuan këtë gjë”. Ai u shpreh se pjesa më e madhe e punonjësve janë dakord me ofertën, ndërsa bëri të ditur se “sot do iu dërgojmë një mesazh që të ulen palët një orë e më parë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME