Categories Lajme

Naftëtarët mblidhen para uzinës: Mbështesim grevën, të plotësohen kërkesat tona

Krahas grevës së urisë në rafineritë e Ballshit sot po zhvillohet edhe një protestë. Naftëtarët janë mbledhur para uzinës në mbështetje të kolegëve të tyre grevistë. Prej ditësh një grup naftëtarësh vijojnë grevën e urisë, e cila sot është në ditën e 13-të, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar. Sokol Dautaj u është drejtuar protestuesve me altoparlant duke u thënë se do të qëndrojnë deri në fund.

“Do të sakrifikojmë deri në ditën e fundit”, është shprehur ai. Situata e protestës së sotme duket se do të përshkallëzohet. Pas grumbullimit para rafinerisë së naftës, naftëtarët kanë deklaruar se do të bllokojnë rrugën kryesore që lidh Ballshin me Fierin. Naftëtarët kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre që ka të bëjë me pagat e prapambetura dhe rikthimin e punës në rafineri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME